Një kompani që kreu punimet në shtëpinë e një prej cifteve më të pasura në botë, Beyonce dhe Jay-Z i ka hedhur në gjyq pasi nuk janë paguar.

'Qwest Engineering' ngriti padi ndaj sipërmarrësve të pasurive të patundshme, Dean McKillen dhe Cuesta Estate pasi nuk kanë paguar punimet e tyre me vlerë 200 mijë dollarë.

Kompani kërkon edhe 1.8 milionë dollarë më tepër si ndëshkim për vonesat. Sajti TMZ tregon se në vilën që është blerë prej 88 milionë dollarësh nuk kanë marrë asnjë qindarkë, edhe pse kanë punuar 6 javë.

/Ora News.tv/