Betohet Pjerin Ndreu, nis drejtimin e bashkisë së Lezhës

Betohet Pjerin Ndreu, nis drejtimin e bashkisë së Lezhës

Pjerin Ndreu mori sot zyrtarisht detyrën si kryetar i ri i bashkisë së Lezhës. Mbledhja konstituese dhe betimi i tij u bënë në bibliotekën e qytetit. Këtë ceremoni e kanë ndjekur nga afër edhe kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut Telat Xhaferi, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj si dhe deputetë socialist.

Në fjalën e tij të parë para këshilltarëve të këshillit bashkiak Lezhë, Pjerin Ndreu u betua se do të jetë kryetar i të gjithë lezhjaneve duke ndërtuar një institucion në shërbim të çdo qytetari.

Pjerin Ndreu: Përveçse është një ditë e rëndësishme është një peshë e rëndë. Njerëzit presin shumë nga ne.

Para se te shkonte ne zyren e tij, kryebashkiaku i ri i Lezhës pati një përshëndetje edhe për mbështesit e tij në sallën e Pallatit të Kulturës. Në rrugën drejt zyres nuk pati asnjë pengesë. Të gjitha dyert ishin të hapura dhe Ndreu shkoi i qetë në bashki.

EMISIONET