Familja ‘Fast and Furious’ rrezikon të shpërbëhet

Familja ‘Fast and Furious’ rrezikon të shpërbëhet

Familja ‘Fast and Furious’ është e njohur në të gjithë botën dhe tani po rrezikon të shpërbëhet.

Një nga protagonistët e saj kryesorë ka kërcënuar se do të largohet. Bëhet fjalë për Tyrese Gibson, i cili ka paralajmëruar se nëse Dwayne “The Rock” Johnson rithehet në filmin Fast & Furious 9, atëherë do të jetë ai që do të largohet.

Aktori me anë të një postimi në rrjetet sociale u shpreh se nuk do të ketë më Roman Pearce nëse The Rock do të luajë përsëri.

Ajo vjen pasi reperi më parë akuzoi 45 vjeçarin Dwayne për braktisjen e familjes 'Fast and Furious' për të "fluturuar solo".

Grindja e tyre ka disa kohë që ka filluar  dhe në postim Gibson shkruan: “Ti u ngatërrove me famijen dhe vajzën time, edhe unë do të merrem me familjen tënde.” Ai e quajti Johnson një "klloun".

Gibson është në mes të një beteje ligjore me ish-gruan e tij në lidhje me kujdestarinë e vajzës së tyre.

Kompania Universal Pictures, prodhuese e filmit Fast & Furious, nuk ka bërë asnjë koment në lidhje me ngjarjen.

/Oranews.tv/

 

EMISIONET