Kompania call center Teleperformanca  ka fituar për të dytin vit radhazi çmin si vendi më i mirë për të punuar. Aktualisht në të janë të punësuar mbi 2 mijë persona, kryesisht të rinj. Drejtori Ekzekutiv u shpreh se janë të vendosur në Shqipëri që prej 11 vitesh dhe punonjësit janë në qendra e biznesit. Konsulli i Nderit të Marokut u deklaroi se edhe kompani të tjera duhet të ndjekin shembullin e Teleperformancës. Çmimi "Best Place to Work” iu dorëzua nga Ministri Eduard Shalsi, i cili vlerësoi këtë kompani.

Teleperformanca fiton për të dytin vit radhazi çmimin "Best Place to Work". Drejtori Ekzekutiv, Diego Pisa, deklaron se kompania call center e cila ka mbi 2 mijë të punësuar, ka në qendër të saj punonjësit.

Sipas CEO-s së kësaj kompanie, Teleperformanca është një mundësi e artë sidomos për punësimin e të rinjve në Shqipëri

Diego Pisa: Ky është i dyti vit radhazi që Teleperformanca mer çmimin "Best Place to Ëork" ndërsa jemi kompania e parë që fitojmë këtë vlerësim në Shqipëri.Ne i konsiderojmë punonjësit  qendra e biznesit  dhe bëjmë gjithçka që ata të jenë mirë. Në Shqipëri kemi mbi 2 mijë punonjës dhe janë stabël prej vitesh. Jemi këtu prej 11 vitesh, e njohim mirë vendin, kemi investuar shumë dhe jemi të kënaqur. Teleperfomanca ofron shumë mundësi punësimi, sidomos për të rinjtë të cilët mund të trajnohen këtu dhe të bëjnë karrierë.

Çmimi si vendi më i mirë për të punuar iu dorëzua nga Ministri i Sipërmarrjes, Eduard Shalsi.

I pranishëm në këtë ceremoni, Konsulli i Nderit të Marokut vlerësoi mundësitë që ofron Teleperfomanca.

Ndërkohë kreu i dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, u shpreh se edhe kompani të tjera në Shqipëri duhet të ndjekin shembullin e Teleperformancës për mundësitë që i ofron punonjësve.




/Ora News.tv/