Pas finalizimit ndaj kinezëve të Shanghai Sipg nga pika e bardhë e penalltisë, Besart Berisha shënon dhe golin e dytë në kompeticionin e Champions League aziatike, këtë herë në aksion.

Sulmuesi i kombëtares kosovare, vazhdon të shkëlqej me skuadrën e Melbourne Victory, me skuadrën australiane që "rrëmbeu" një pikë mjaft të vlefshme për objektivat në transfertën japonezë, përballë Kawasaki Frontale.

Në duelin e zhvilluar në stadiumin “Kawasaki Todoroki Stadium” ishin vendasit që kaluan të parët në avantazh me brazilianin Elsinho në minutën e 28-të, por reagimi i skuadrës australiane nuk vonoj, me Berishën që doli në skenë.

8 minuta më pas bomber 32-vjeçar nga Prishtina bëri gjithçka në mënyrën e duhur teksa edhe me pak fat realizoi golin që barazoi shifrat në 1-1.

 

Në fillimin e pjesës së dytë Kaëasaki gjeti sërish golin, duke kaluar në avantazh me rrjetën e Nobarizatos, por në minutën e 3-të shtesë, Melbourne Victory realizoi golin e barazimit me holandezin George nga pika e bardhë e penalltisë.

Ky ishte barazimi i dytë i Melbourne në grupin F, me grupin që kryesohet nga kinezët e Shanghai SIPG me 7 pikë.

 

/Ora News.tv/