Bes Kallaku është një prej aktorëve më të njohur të humorit shqiptar, i cili ka disa kohë që publikon projekte muzikore.

Duket se ai ka filluar të merret seriozisht me muzikë pasi po bashkëpunon me emra të njohur të kësaj industrie.

Dueti i tij i ri do të jetë me këngëtarin Ramadan Krasniqi, i njohur si Dani. Këtë e ka zbuluar vetë aktori me një postim në Instagram ku thotë se ‘do vijë së shpejti’.

Mbetet ende për tu parë se çfarë ka në mend të sjellë këtë herë Besi.

/Ora News.tv/