Bernard Challandes është trajneri i ri Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës ka gjetur trajnerin e saj pas 5 muajve pritje.

Largimi i Albert Bunjakut në muajin tetor ka bërë që krerët e FFK-së të jenë në dilema për zgjedhjen e trajnerit të ri.

Ashtu siç ishte paraparë javë më parë, zvicerani Bernard Challandes do të jetë trajneri i ri i Kosovës.

Ish-trajneri i Kombëtares së Armenisë do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare me mundësi vazhdimin edhe dy të tjera.

66-vjeçari ka përvojë në futbollin zviceran ku ka udhëhequr me skuadrat si Zurich, Sion, Xamax dhe Young Boys Bern.

Ka qenë kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri që ka prezantuar zvicerianin në një konferencë për shtyp.

EMISIONET