Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi mbështeti të enjten aktoren franceze Catherine Deneuve kur tha se burrat duhet të jenë të lirë që të ngacmojnë femrat.

81-vjeçari, i cili ka dalë në gjyq për pagimin e vajzave nën moshë për të kryer marrëdhënie seksuale në të ashtuquajturën ‘bunga bunga’, tha në një interviste televizive: “Është e natyrshme që femrat janë të lumtura kur një mashkull i ngacmon. Unë nuk kam ekperienca në lidhje më këtë pasi femrat gjithmonë më joshur mua.”

Ai shtoi se gjëja më e rëndësishme është që të meshkujt të ngacmojnë me elegancë e finesë.

Berlusconi është përballur në vitin 2013 me akuzën për kryerjene marrëdhënieve seksuale me një prostitutë të mitur, një balerinë me nofkën "Rubi i vjedhësit të zemrës", por dy vite me vovë u çlirua nga këto akuza.

Ai tani është në gjyq mbi akuzën e blerjes së dëshmitarëve që dëshmuan në gjyq mbi këtë rast. Deneuve është një nga 100 femrat franceze që nënshkruan një letër të hapur duke sulmuar lëvizjen #MeToo për udhëheqjen e një "gjueti magjistare" kundër meshkujve.

Letra paralajmëroi për një "puritanizëm" të ri si rezultat i skandaleve të kohëve të fundit të ngacmimeve seksual dhe dënoi valën e "denoncimeve" që pasuan akuzat për përdhunim të bëra kundër manjatit të Hollivudit Harvey Weinstein.

Një grup feministësh francezë më vonë e kritikuan letrën, duke akuzuar nënshkruesit e dhunës seksuale.

Weinstein pranoi se sjellja e tij "shkaktoi shumë dhimbje", por mohoi të gjitha akuzat për seks pa dëshirë.

/Ora News.tv/