Berlsuconi: 5 Yjet rrezik për Italinë si Hitleri për hebrejtë!

Berlsuconi: 5 Yjet rrezik për Italinë si Hitleri për

Sot më 25 prill Italia feston Ditën Kombëtare të çlirimit, përvjetori i 63 lirisë së vendit nga pushtimi fashist e nazist.

Por dhe në këtë ditë feste, forcat politike nuk kanë reshtur të debatojnë ashpër mes tyre mbi të ardhmen qeverisëse në vend.

Lideri i Forza Italias , Silvio Berlsuconi, ka hedhur akzua të forta ndaj Lëvizjes 5 Yje e cila mbylli dialogun politik me koaliconin e qëndrës së djathtë, duke pranuar të qeverisë vendin në koalicion me Partinë Demokratike, forcën humbëse të zgjedhjeve të 4 marsit.

"Në Itali, u shpreh Berlusconi, po ndodh diçka mjaft e rrezikshme. 4 milionë e gjysmë italianëve që kanë votuar demokratikisht Forza Italia u është mohuar vota. E ky fakt nuk mund të ndodh në një vend të lirë."

Silvio Bersluconi i referohet vetos së vendosur pak ditë më para nga 5 Yjet për të mos qeverisur më Forza Italia, por vetëm me Partinë Lidhja.

"5 Yjet nuk mund të quhen një forcë demokratike", u shpreh Berlusconi.

"Kur pyes njerëzit e thjeshtë se çfarë mendojnë për 5 Yjet, tha ai, më përgjigjen se ndjehen si hebrejtë para Hitlerit."

Sipas liderit të Forza Italias, vendi është në një rrezik që përparon çdo ditë e më shumë.

"Iu ktheva betejës politike , tha ai, për të mbrojtur vendin tim."

Ndërkohë ditën e enjte, 26 prill, priten të zhvillohet konsultime të reja mes negociatorit Roberto Fico e pëfaqësuesve të Lëvizjes 5 Yje e Partisë Demokratike.

Më pas gjithçka do t'i referohet Presidentit të Republikës, i cili do të marrë vendimin mbi krijimin e qeverisë së re.

Bisedimet e një dite më parë kanë dakordësuar këto dy forca poltike për të bashkëpunuar për krijimin e qeverisë së re.

Partia Demokratike ka kërkuar publikisht nga 5 Yjet që të mbyllë çdo dialog politik për një koalicion të mundshëm me qëndrën e djathtë.

Dhe 5 Yjet nuk kanë vonuar të përgjigjen se pas 50 ditë përpjekjesh nënshkrimin e një kontrate qeverisëse me lëvizjen Lidhja, tashmë ka mbyllur me ta çdo rrugë dialogu.

EMISIONET