Berisha: Ramiz Alia dhe Kristaq Rama ishin agjentë të KGB-së ruse

Berisha: Ramiz Alia dhe Kristaq Rama ishin agjentë të KGB-së ruse

I ftuar në Debati në "Channel One" mbrëmjen e 2 prillit, Berisha bëri këto deklarata

Kokainen e zbuloi Rapiskan, policia donte ta fshihte

Berisha flet për skandalin e kokainës në Durës dhe shkarkimin e drejtorit të Portit Artjan Qirici

Sali Berisha: "Pas ngarkesës së Durrëst është klani Rama. Ka një të dhënë që kokainë nuk ka pëtur vetëm 1 kontenier por edhe dy të tjerët kanë qenë me drogë.

E di ti kush e kapi?

 Në mënyrë absolute e kapi vetëm djaloshi i ndërgjegjshëm i përkushtuar i kompanisë amerikane, Rapiscan, i kontraktuar nga qeveria e mëparshme. Edi Rama bëri gjithçka që ta qëronte atë kompani nga Shqipëria. Dega e “Rapiscanit” në Shqipëri e kapi. Bënë çdo gjë që drogën ta kalonin.

Përse u shkarkua Qirici?

Shkarkim i menjëhershëm i drejtorit të portit, që po ua them këtu që kishte lidhje të larta qeveritare. Por mbi lidhjet qeveritare Qirici vuri veten e vet dhe nuk pranoi.

Ka një të dhënë tjetër kanë qenë tre kontenierë me drogë. E sigurtë është që u mor vendimi të hiqet droga nga kontenieri dhe të ndërrohej kalata nga kalata 4 në kalatën 3. I sollën shkresën por ai nuk e firmosi.
Nuk e firmoi dhe e shkarkuan brenda 3 orëve. Ai iku. Por duke ditur që mund ti ndodhte çdo gjë mori shkresën në xhep.

Kur erdhi ky tjetër pyeti ku është shkresa?
Shkresë nuk kishte e kishte Qirici.

Droga u kap nga një punëtor trim i Rapiskan. Kjo është e vërteta absolute. Që ishte e “Rapiscan” e kam marrë vesh dy orë pasi u kap, por nuk e bëra publike. Por kur po mohohej totalisht, “Rapiscan” nga SHBA lëshoi komunikatën dhe unë pastaj e thashë atë që nuk e kisha thënë. Policia bëri çmos ta fshihte. Dhe të tjerët më kanë thënë ky është zhvillim i Rapiskan."


Berisha për Rusinë
 “Sofokli Lazri, Ramiz Alia, Semiramis Alia bashkëshortja e Ramiz Alisë dhe Kristaq Rama kanë qenë rezidentë të KGBS-së ruse. Këtë e ka thënë edhe Ismail Kadare. Partia Socialiste është pasardhëse e tyre”. Berisha për negociatat me BE Negociatat për anëtarësim me me BE-në do hapen,. Kjo është e sigurtë. Edhe ne e kemi kërkuar. Duhet të mbikëqyremi. Ky është vendim atdhetar."


Berisha për negociatat me BE

"Negociatat për anëtarësim me me BE-në do hapen,. Kjo është e sigurtë. Edhe ne e kemi kërkuar. Duhet të mbikqyremi. Ky është vendim atdhetar."

EMISIONET