Berisha: Opozita duhet të përdorë çdo mjet të mosbindjes civile për largimin e Edi Ramës

Berisha: Opozita duhet të përdorë çdo mjet të

Ish-kryeministri Sali Berisha në emisionin “Tempora” në RTV Ora  u shpreh se opozita duhet të përdorë të gjitha aktet e mosbindjes civile për largimin e Ramës.

Genc Sejko: A ka shanse që palët të takohen diku në mes? Ndoshta në zgjedhje të parakohshme.

Sali Berisha: Jo kushti i opozitës është largimi i Edi Ramës. Besoj se opozita kur e përcaktoi këtë kusht dhe dogji mandatet me këtë kusht, nuk e kishte të lehtë, por tani është bërë shumë e qartë që këtu ka një shtet mafioz. Ky shtet nuk bën zgjedhje.

Genc Sejko: Ju e njihni Ramën. Ju kujtohet Rama kur mbronte pallatin e Dash Pezës me deputetë. Rama nuk e njeh institucionin e dorëheqjes?

Sali Berisha: Opozita duhet të përdorë çdo mjet të mosbindjes civile për largimin e tij nga pushteti.

Sonila Meço: Çdo të thotë çdo mjet të mosbindjes civile?

Sali Berisha: Ka minimumi 50 e ca forma të mosbindjes civile, për ta larguar nga pushteti. Ky jeton në realitet mafioz.

EMISIONET