Ish-kryeministri Sali Berisha është i ftuari special i Artur Zhejit në emisionin "360Gradë" në Ora News. Duke komentuar atë që ndodhi dje në Parlament, Berisha tha se Rama është një kryehorr dhe se ai urdhëroi Gardën ta ndalonte të fliste në foltore.

Zheji: A është kjo gjuha që duhet folur me kryeministrin e Shqipërisë (kryehorri, kryepisi)dhe pse gjithë ky tension në Kuvendin e Shqipërisë ditën e djeshme? 

Berisha: Nuk është gjuha që duhet të përdoret me kryeministrin e Shqipërisë por është gjuha që duhet të përdoret me kryehorrin dhe kryepisin e Shqipërisë që e ka emrin Edi Rama. Dje në parlament, faktikisht është asgjësuar parlamenti shqiptar për herë të parë në historinë e tij 27 vjeçare. Cfarë ndodhi? Po marr incidentin me mua. Kërkova në përputhje me rregulloren fjalën për procedurë. Kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi notifikoi kërkesën dhe pas folësit do të marrësh fjalën. Folësi mbaroi dhe unë u ngrita për të marrë fjalën siç më takon në rregullore dhe siç autorizoi kryetari i parlamentit. Në mënyrë më të paimagjinueshme, Edi Rama i bën një shenjë kryetarit të rojeve dhe rojet e Gardës dalin më bëjnë gardh mua. Ishte pritë. Ajo nuk ndodh në asnjë lloj institucioni të botës. Pse kjo ndodhi në Shqipëri? Edi Rama është i sëmurë psiqik sepse kurrë një njeri normal nuk mund të bëjë veprim të tillë sepse nuk është atribut i kryeministrit, është i kryehorrit që bën kryetarin e parlamentit. 

Zheji: Nëse themi është i sëmurë dhe kryehorr, biseda mbyllet këtu.

 Berisha: Ai është i sëmurë psiqik dhe ti që flet me mua e di këtë që ai mjekohet me kokainë. Ne vërtetë i themi për kokainë, por ai e merr si ilaç. Ai rrin me metodën klasike të Frojdit, të mjekimit të skizofrenisë, të mjekimit të psikozë bipolare me kokainë. Praktikë e tejkaluar tani sepse në atë kohë nuk kishim mjetet e tjera kurse ai për shkak të kënaqësisë, kokaina e bën  atë të japë. A mundet një njeri të nxjerrë Gardën ndaj atij që po shkon të marrë fjalën që këtu është ekzekutimi i parlamentit. 

Dhe kjo s'u korigjua. Korrigjimi do ishte nëse Rama do dilte jashtë se i mori pushtetin kryetarin e Parlamentit, duke shkarkuar në vend komandantin e rojeve, një bandit, që zbatoi një urdhër për të shkatërruar parlamentin. Gramoz Ruçi u bë bashkëfajtor në aktin më të shëmtuar të parlamentit. Dje Edvin Kristaq Rama ekzekutoi parlamentin  në një akt skizofrenie të pastër, të kontrolluar nga kokaina.

Intervista e plote: Rama edhe 4 muaj kryeministër. Lu e Vlahutin ambasadorë të tij në SHBA e BE




/Ora News.tv/