Ish-kryeministri Sali Berisha referuar denoncimit të qytetarit dixhital shkruan se kandidati i PS në Bashkinë e Kuçovës ka tentuar të vrasë veten.

Qytetari shkruan se Sybi Shehu kishte paguar tek deputetja socialiste Ermonela Felaj 150 mijë euro që t’ia prezantonte emrin tek Kryeministri, por u zhgënjye pasi emri i tij ndejti në listë vetëm 4 orë dhe u zëvendësua nga Kreshnik Hajdari.

Postimi i Berishës: 

Drejte vetevrasjes kandidati tre oresh i PS per bashkine e Kuçoves!

Kishte paguar 150 mije euro ndrikull Felajt!

Denoncon qytetari dixhital. Lexoni mesazhin e tij. sb

Pershendje Doktor. Dua tju informoj per nje ngjarje qe ka ndodhur ne kucove dy kandidat per kryetar bashkie te ketij rrethi, kan paguar tek Ermonela felaj nga 150 mij euro per ti perzgjedhur emrin tek Kryeministri. Sybiu shehu, para dy ditesh tentoj vetvrasjen ne liqeni gorajt rethi kucove, nga zhgenjimi qe mori nga Ermonela felaj ku humbi dhe 150 mij euro sepse emrin ja vuri vetem per dy ore sa u tha ne media dhe pasaj ndryshoji me perzedhjen e kanditatit tjeter ushtarit me te besuar Kreshnik hajdari ku dhe ai ka paguar 150 mij euro. Informacion i sigurt nga burime te sigurta brenda njerzve te afert. Te lutem publikoje. Gjith te mirat.

/Ora News.tv/