Berisha: Ju tregoj ku ia ka kaluar Rama Fidel Kastros

Berisha: Ju tregoj ku ia ka kaluar Rama Fidel Kastros

Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë ekskluzive studion e lajmeve me Ilva Taren në Ora News  tha se protesta e 27 janarit do të jetë një leksion i hidhur për kryeministrin Rama.

Ai tha se Rama del në televizion më shumë se çdo lider tjetër, madje ia ka kaluar edhe ish-diktatorit të Kubës, Fidel Kastros, rekordi i të cilit, sipas Berishës, ishte 4 orë e gjysëm, ndërsa Rama  ka ndenjur 5 ore pa nje cerek ne televizor.

Berisha:“Për atë është e rëndësishme kur flet nga zyra e tij, apo flet e flet 5 ore ne ditë pa marrë asnjë pyetje nga askush po ama vetëm flet...

Ilva Tare: Kete jua ka kopjuar ju kur ishit kryeministër. 

Berisha: Kurrë 5 orë! Nuk ekzistojne. Pese orë ka tejkaluar edhe Fidel Kastros.  Fidel Kastro ka qëndruar për 4 orë e gjysëm. Rama e ka 5 orë pa një çerek.

EMISIONET