Valon Berisha i ka shënuar dopietë Dortmundit në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalet e Europa League

Ylli i Kosovës ka arritur të shënoj brenda pak minutave edhe golin e dytë personal ndaj gjigantit gjerman.

Fillimisht Berisha shënoi në minutën e 49-të nga pika e bardhë.

Por shtatë minuta më vonë, Berisha mori një top të mirë në zonë nga Lainer dhe me një goditje fantastike mposhti Burkin për 0-2.

Gjithashtu festimi i Berishës ishte unik, pasi futbollisti ra në sexhde për të festuar.

/Ora News.tv/