Berisha i kthehet Ramës për heqjen e Shqiponjës: O faqezi apatrid

Berisha i kthehet Ramës për heqjen e Shqiponjës: O faqezi apatrid

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj kryeministri Edi Rama, që sipas tij  fyen simbolet kombëtare.

Me anë të një statusi në Facebook, Berisha shkruan se të krahasosh shqiponjën dykrenare me Korbin e Edgar Allan Poe, kjo është fyerje kombëtare për çdo shqiptar.

Reagimi i Sali Berishës

Zografi i dyte krahason shqiponjen dykrenare te flamurit kombetar, flamurit te Skenderbeut, me korbin e Edgar Allan Poe!

Te dashur miq, krahasimi nga Zografi i dyte i shqiponjes dykrenare te flamurit te kombit, flamurit te Skenderbeut, me korbin e Edgar Allan Poe’s, eshte perdhosje e flamurit kombetar i qindra mijra burrave, grave, te rinjve, te rejave qe rane per flamur ne te gjitha luftrat e shqiptareve per liri, nga betejat e Skenderbeut tek luftrat e fundit ne Kosove dheMaqedoni, eshte fyerje, poshterim per hymnin kombetar dhe çdo gje shqiptare.

Me kete rast le t’i themi Zografit te dyte se, ty qe te duket simboli i kombit si korb, flamuri i te gjalleve dhe te vdekurve te nje kombi qe e urren, ne postin e kryeministrit nuk je gje tjeter veçse nje m.. ne nje cope mendafshi o faqezi apatrid.

Ketu me poshte keni statusin e Zografit te dyte ne te cilin ai shkruan:

“Kurrë vulgariteti s’kishte hipur me më shumë prepotencë në një piedestal, se sa në rastin e kësaj “shqiponje” në mesin e një skenografie pseudoklasike prej hyrjeje në kazino, që natën e bënte hyrjen e Tiranës si skenën e një filmi nga një tregim i Edgar Alllan Poe-s! Më në fund.”

EMISIONET