Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideron ditë të zezë për Shqipërinë, duke nënvizuar se kryeministri Rama i kam falur detin Greqisë në Londër. Berisha e konsideron si copëtimin e ri të kombit që pas vitit 1913.

Reagimi i plotë i Berishës:

Miq, sot ne Londer, Jorgo Zografi i dyte, Edvin Kristaq Rama ne ne nje akt madhor te tradhetise kombetare se bashku me Ciprasin e Greqise vendos:

- Copëtimin e ri te dyte pas vitit 1913 te trojeve shqiptare. Ne kete coptim, te bazuar ne nje marreveshje te pregatitur nga alfa tek omega ne Athine,

- Greqia i merr Shqipërisë 1200 km sipërfaqe deti dhe

- Triliona fuçi nafte dhe meter kub gazi, pra fushat e gazit dhe te naftes me te medha te Mesdheut. Sipas kesaj marreveshje, ne nje akt grabitqar ndaj Shqiperise, Greqia zgjeron ujerat e saj territoriale nga 6 ne 12 km nderkohe qe me dy fqinjet e tjere, Italine dhe Turqine, ajo ka firmosur per vetem 6 km.

Por përveç kësaj, Jorgo Zografi i dytë sot në Londër tradhton, poshtëron dhe dorëzon nderin e kombit shqiptar, ai vendos qe te fshije nga faqja e dheut fjalët ‘çam’ dhe ‘çameri’ dhe, si njeri nga armiqtë me te egër ne historinë kombëtare te shqiptarëve, ai shkelmon mbi historinë, sakrificën, gjenocidin e çameve dhe Çamërisë martire.

Miq, kjo dite e zeze fton shqiptaret t’i tregojnë nje minute e me pare vendin e merituar Jorgo Zografit te dyte dhe ta hedhin ne koshin e pleherave te tradhtareve te kombit shqiptar!

/Ora News.tv/