Ish-kryeministri Sali Berisha nga studio e emisionit “Tempora” në RTV Ora akuzoi ambasadoren e OSBE/ ODIHR, Audrey Glover se përfaqëson një nga kapomafiet botërore të vëzhgimit të zgjedhjeve.

Gjate bashkebisedimit tregon dhe pse e pranoi atë si vëzhguese në zgjedhjet e 2009.

Berisha: Ne 2009 zgjedhjet i vëzhgoi mikesha e tij, Audrey Glover që është këtu. Që përfaqëson një nga kapomafiet botërore të vëzhgimit të zgjedhjeve.

Unë e kam shpallur non grata në 1996. Në 2009 e pranova atë vetëm për shkak të Edi Ramës. Raport për të favoruar mua do të më bënte? Përkundrazi.

Cfare ndodhi ne 2009? 

Ardhja e saj në 2009 shkaktoi një përplasje të fortë me autoritetet shqiptare të kohësh. E djathta në pushtet nuk e kishte harruar klimën e vështirë që ishte krijuar me vëzhguesit ndërkombëtarë në zgjedhjet problematike të 1996, ndërsa e kishte konsideruar "jo realist" raportin e atëhershëm të ODIHR-it që drejtohej pikërisht nga zonja Glover. 

Qeveria e ish kryeministrit Sali Berisha nuk e priti në asnjë takim ambasadoren e cila mbërriti në Shqipëri në maj të 2009, madje zyrtarisht, përmes dhe Komisionit Qëndror te Zgjedhjeve, kërkoi largimin e saj. 

Një kërkesë e cila u refuzua kategorikisht, pasi rrezikonte të hapte një precedent të parregjistruar më parë. Këmbëngulja e atëhershme ishta aq e fortë sa si zgjidhje kompromisi, u gjet dublimi i ambasadores Glover me misionin e asamblesë parlamentare të OSBE-së, në krye të të cilit u vendos Volfgang Grossruck, i njohur për lidhjet e afërta me qeverinë e atëhershme. Ne zgjedhjet e 2015 ambasadorja Glover u vendos në krye të 24 vëzhguesve afatgjatë dhe afër 250 vëzhguesve afatshkurtër. Në zgjedhjet e 2019 ajo rikthehet sërish si ambasadore e OSBE/ ODIHR per te monitoruar zgjedhjet e caktuara të mbahen më 30 qershor.

/Ora News.tv/