Bëri historinë në Grammy, por ku ishte Childish Gambino gjatë ndarjes së çmimeve

Bëri historinë në Grammy, por ku ishte Childish Gambino

Childish Gambino bëri historinë e çmimeve Grammy duke fituar çmimet Song of the year dhe Record of the year me këngën  This Is America.

Është hera e parë që një këngë rep fiton të dyja kategoritë. Por Gambion , edhe pse rrëmbeu 4 trofe, nuk mori pjesë dhe as nuk performoi në event.

Mungesa e tij padyshim që u komentua shumë, por askush nuk e di se ku ndodhej reperi gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve.

Madje edhe bashkëpunëtorët e Donald Glover, thanë se nuk ishin të sigurtë për vendndodhjen e tij mbrëmjen e së dielës (10 shkurt).

Bashkë-producenti Ludwig Goransson tha se ishte përpjekur të telefononte Gambion pas shfaqjes por nuk iu ishte përgjigjur.

"Ai doli jashtë dhe nuk e kam parë që nga ajo kohë,"-tha producenti Riley Mackin.

I pyetur nëse mungesa e Gambino në Grammy ishte e çuditshme, Mackin shtoi: "Gjithçka që bën Donald është pak e çuditshme."

EMISIONET