Berat, shkeli urdhërin e mbrojtjes ndaj bashkëshortes, arrestohet 40-vjeçari

Berat, shkeli urdhërin e mbrojtjes ndaj bashkëshortes, arrestohet

Policia e Beratit arrestoi  një 40-vjeçar pasi shkeli urdhërin e mbrojtjes që Gjykata Kishte lëshuar ndaj bashkëshortes së tij 33- vjeçare.

Ditën e djeshme, policia arrestoi Edmond Mbrati, 40 vjeç, banues në Urën Vajgurore.

"Shtetasi i lartëpërmendur ka shkelur Urdhërin e mbrojtjes që Gjykata ka lëshuar ndaj ish bashkëshortes së tij shtetases F.A , 33 vjeçe, banuese në lagjen ”Kushtrim”, Berat, duke shkuar në çerdhen e djalit të tyre për ta marrë, por kjo e fundit nuk e ka lejuar"
, sqaroi policia. 

Materialet i kaluan Pokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Veprim në kundërshtim me vendimin e gjykatës” parashikuar nga neni 321/2 i Kodit Penal.

EMISIONET