Berat: Përplasen dy makina, plagosen bashkëshortët

Berat: Përplasen dy makina, plagosen bashkëshortët

Një çift bashkëshortësh mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Dy mjete u përplasën me njëri tjetrin në aksin rrugor Berat-Poliçan në vendin e quajtur Uznovë e madhe paraditen e sotme.

Për pasojë burrë e grua që udhëtonin Drejt Poliçaanit mbetën të plagosur.

Nake Ajdini dhe gruaja e tij kanë marrë lëndime të lehta dhe u shoqëruan në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Ata udhëtonin në një makinë tip “Reno" që u përplas me një “Pezho”

Drejtuesi i mjetit tjetër, Taulant Toska nuk ka pësuar lëndime.

Policia lokale kreu veprimet e para në vengjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

EMISIONET