Në Berat ngriti siparin edicioni i pestë i festivalit Multikulturor që këtë vit shënoi edhe nisjen e presidencës austriake të BE.  Tradita, kultura dhe arti shkrihen ne një organizim të vetëm nën sloganin “Unë Jam Trashëgimi”.

Performanca e grupit austriak Kusimanten, çeli edicionin e pestë të festivalit Multikulturor në Berat.

Më pas tingujt e muzikës u kthyen në tabanin kombëtar duke inskenuar një dasmë sipas traditës shqiptare.

Nusja në pragun e Muzeut etnografik me ritualin e përcjelljes nga ansambli i Beratit.

Deri në Pajton e shoqëruan sazet e Përmetit.

Ndërsa dasmën e improvizuar, e mbyllën në sheshin “Teodor Muzaka” me Pleqtë e Krujës.

Tradita, kultura dhe arti shkrihen ne një organizim të vetëm nën sloganin “Unë Jam Trashëgimi”.

Festivali celebroi edhe nisjen e presidencës austriake të BE dhe u përshëndet nga ambasadori Johhan Satler dhe ministrja e Kulturës.

Festivali mutikulturor organizohet për të pestën herë ne qytetin e Beratit dhe ai do të zgjasë tre ditë.

/Ora News.tv/