85 km rrugë janë përfunduar së asfaltuari në komunat e Beratit duke i dhënë mundësi në këtë mënyrë mundësi banorëve të lidhen më lehtësisht me qytetin. Nga një plan të detajuar për ndërhyrjet në këtë rreth, Fondi Shqiptar i Zhvillimit i jep fund makthit të banorëve të komunave Kutalli dhe Poshnje në rrethin e Beratit të cilët prej vitesh kanë vuajtur mungesën e infrastrukturës. Gjithashtu kjo rrugë do të lehtësoj fermerët të cilët janë të njohur për prodhimet bujqësore. Drejtori i fondit shqiptar i zhvillimit Benet Beci tha se janë mbi 15 mijë banorët do të jenë përfituesit e parë të kësaj ndërhyrje. Edhe segmenti i ri rrugor Kutalli-Gorican -Hinke, ka një gjerësi asfalti mbi 5 m, ka përfunduar së aslfaltuari. Ky rrugë ka të gjithë elementët e nevoshme të sinjalistikës në anën tjetër ndërhyrjet në sistemin e ujësjellës-kanalizimeve janë përfunduar më herët. Në kuadër të strategjisë rajonale të investimit, këtë herë e ndalur në Berat, Fondi Shqiptar i Zhvillimit në 2 vite ka përfunduar së ndërhyruri në 85 km rrugë. Pritshëmëritë janë jo vetëm fermertët të jenë përfitues të kësaj ndërhyje por edhe banorët dhe turistët për shkak se për arsye se ky rreth ofron mundësi reale për një zhvillimin social -ekonomik të qëndrueshëm.

/Ora News.tv/