Berat, mori 'peng' të birin 10 vjeçar, izolohet 42 vjeçari pas 3 orësh

Pas rreth tre orësh, policia e Beratit ka arritur të bindë një 42 vjeçar të dorëzohet, pasi kishte mbajtur "peng" prej tri ditësh djalin e tij 10 vjeçar. Komshinjtë e Miri Duros e denoncuan atë pasi nuk lejonte djalin e tij të dilte jashtë.

Pas izolimit nga policia, burri është dërguar në spital pasi ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike.

42 vjeçari banues në lagjen "30 Vjetori" në Berat kërcënonte të birin 10 vjeçar, duke mos e lejuar të dilte jashtë.

Miri Dura, mësohet se ka pasur djalit pas divorcit vite me pare nga gruaja, e cila është larguar nga banesa

Burri mësohet se tre ditët e fundit kërcënonte me jetë djalin e tij, duke e mbajtur te izoluar brenda dhe për këtë është njoftuar policia.

Menjëherë, policia dhe forca të zjarrfikëses, kanë shkuar në apartamentin ku jetonte burri dhe kanë arritur të nxjerrin djalin.

Fëmija mësohet se ka qenë i frikësuar dhe ndaj tij është ushtruar dhunë psikologjike.

Burri qëlloi me tjegulla nga kati i dytë i banesës, ndërsa kërcënoi policinë, duke u hedhur copa tjegullash.

Burri mësohet se ishte në gjendje depresive. Divorci me bashkëshorten vite më parë, papunësia dhe pamundësia ekonomike, janë shkaqet për gjendjen e rënduar të tij.

Burri qëndroi fillimisht në banesë dhe më pas u ngjit në çati duke kërcënuar se do të hidhej, duke hedhur tjegulla në drejtim të forcave të rendit.

Për fat nuk shkaktoi të plagosur, vetëm një polic u lëndua në dorë. Pas disa orësh rezistence, policia arriti ta izoloje dhe ta shoqëroi ne spital.

Nga lagje u larguan menjëherë mjetet e parkuara në anë të rrugës, ndërkohë që nuk lejohet lëvizja e banorëve në rrugë.

EMISIONET