Benitez vendos për të ardhmen, zgjedh skuadrën surprizë

Benitez vendos për të ardhmen, zgjedh skuadrën surprizë

Karriera e tij ka hasur ulje-ngritjet e saj, çka ka sjellë edhe lëvizjet e shpeshta nëpër glob. Rafa Benitez ka firmosur me ekipin e 13-të në karrierën e tij 26 vjeçare. Spanjolli është zyrtarizuar në kampionatin kinez, ku ka firmosur me ekipin e Dalian Yifang.

"Ky klub ka të gjitha komponentët që ne po kërkonim për të filluar një kapitull të ri me motivimin maksimal. Ndër drejtorët e klubit kam gjetur njerëz që vlerësojnë rekordin e mia, siç është Kryetari i Grupi Wanda,  Ëang, i cili dëshiron të rrisë sa më shumë këtë klub, të zhvillojë një projekt të jashtëzakonshëm dhe të mbështesë këtë rritje me të gjitha burimet e nevojshme. Ne ndajmë të njëjtën ambicie për të zhvilluar një projekt të madh këtu dhe për të lënë një trashëgimi në Dalian." -ishin fjalët e para të Benitez.

Kujtojmë që Dalian është një skuadër modeste në Kinë, por që ka në gjirin e saj emra të rëndësishëm të futbollit Botëror, si Carrasco dhe Marek Hamsik.

EMISIONET