Sipas një studimi të ri, tëecësh gjatë ditës ndikon pozitivisht nëorganizmin tonë, thotë Dr. James de Lemos, MD, kardiolog dhe profesor në Qendrën Mjekësore Jugperëndimore të Universitetit të Teksasit.

Duket si akt i thjeshtë qëndrimi ulur në tavolinën tuaj të punës ose në timon, por kjo mund të dëmtojë muskujt e zemrës dhe me kalimin e kohës të dobësojë funksionet e saj.

Ushtrimet  forcojnë muskujt e zemrës, hapin arteriet dhe ulin kolesterolin dhe presionin e gjakut.

Por ajo që ndodh me zemrën kur trupi është i palëvizshëm është më pak e njohur.

Ndërsa qëndrimi ulur i ka shqetësuar kardiologët  dhe ata mendojnë se kjo është e dëmshme.

Studimi zbuloi se një proteinë e gjetur në gjak mund të sinjalizojë dëmtimin e zemrës, në pjesëmarrësit që kaluan mbi 10 orë në ditë të ulur.

Ata që lëviznin më shumë kishin sasi më të ulët.

/Ora News.tv/