Benevento është kthyer në një mace të zezë për Milanin.

Pas barazimit dramtik 2-2 në ndeshjen e fazës së parë, verdhekuqtë kanë marrë 3-pikët në "San Siro" duke triumfuar me rezultatin 1-0.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga Pietro Iemmellos në minutën e 32-të, duke i dhënë fitoren Beneventos.

Pas kësaj humbje, Milani mbetet në vendin e gjashtë me 52 pikë, por vetëm dy më shumë se Atalanta në të shtatin dhe tri me shumë se Sampdoria dhe Fiorentina, ndërsa Benevento mban vendin e fundit me vetëm 17 pikë.

/Ora News.tv/