Ben Affleck sërish në qendër rehabilitimi për varësinë ndaj alkoolit

Aktori Ben Affleck është futur sërish në një qendër rehabilitimi për varësinë ndaj alkoolit për të tretën herë.

Fituesi i Oskar u pa duke lënë shtëpinë e tij të mërkurën në një makinë që drejtohej nga ish-bashkëshortja e tij Jennifer Garner.

Garner ka ndërhyrë pasi pa fotot e Affleck duke pirë alkool jashtë shtëpisë së tij të hënën.

Affleck ka qenë në qendër rehabiliti edhe dy herë të tjera, në vitin 2001 dhe 2017.

Aktori ka qenë i hapur në lidhje me betejat e tij me alkoolin në të kaluarën.

Në mars 2017, ai shkroi në Facebook se kishte përfunduar trajtimin për varësinë nga alkooli.

"Unë dua të jetoj jetën dhe të jem baba i mirë ,"-u shpreh ai. "Dua që fëmijët e mi ta dinë se nuk është turp për të kërkuar ndihmë kur kanë nevojë dhe të jenë burimi i forcës për këdo që ka nevojë për ndihmë por që ka frikë të ndërmarrë hapin e parë."

Garner paraqiti kërkesën për divorc nga Affleck në prill 2017, por ish-çifti mbetet i afërt dhe kane tre fëmijë së bashku.

EMISIONET