Bella Hadid dhe The Weeknd në një lidhje përsëri?!

Bella Hadid dhe The Weeknd u ndanë në vitin 2016 pas dy vitesh lidhje.

Por mesa duket supermodelja dhe këngëtari kanë rindezur romancën e tyre.

Mediat rozë raportojnë se ata janë parë duke u puthur në festivalin e muzikës Coachella gjatë fundjavës.

"Ata ishin tërësisht të fokusuar tek njëri-tjetri. U puthën disa herë dhe Kylie e Kendall Jenner shkuan disa herë në tavolinën e tyre,"-tha një burim, raporton Daily Mail.

Fansat kanë spekuluar se kënga e re e The Weeknd, Wasted Time, flet për humbjen e modeles.

Kanadezi dhe 22-vjeçarja duket se janë kthyer tërësisht së bashku, tha burimi për People.

Çifti nuk i ka fshehur ndjenjat dhe gjatë gjithë mbëmjes kanë qëndruar bashkë.

Së bashku me Bellën ishte dhe motra e saj Gigi, por kjo e fundit nuk u pa nën praninë e asnjë mashkulli.

Bella dhe The Weeknd qëndruan të lidhur për më shumë se dy vjet para ndarjes në nëntor 2016.

The Weeknd shumë shpejt pas ndarjes u lidh me Selena Gomez por u ndanë në verën e vitin 2017.


EMISIONET