Bella Hadid dhe The Weeknd ndërmarrin hapin e rradhës

Çifti i famshëm Bella Hadid dhe The Weeknd janë gati të ndërrmarrin hapin e rradhës marrëdhënien e tyre.

Këngëtari i ka kërkuar supermodeles që të jetojnë së bashku në banesën e tij luksoze në New York.

Dhe 22-vjeçarja raportohet se ka pranuar propozimin e tij.

Çifti është fotografuar duke hyrë dhe dalë nga ndërtesa disa herë.

Bella dhe The Weeknd u lidhën në vitin 2015 përpara se të ndaheshin në fund të vitit 2016. 

Por u rikthyen së bashku në fillim të këtij viti dhe duket se kanë marrë një hap të madh në marrëdhëniet e tyre, duke jetuar së bashku.


EMISIONET