Bella Hadid akuzohet për racizëm, ja çfarë 'tërboi' fansat

Bella Hadid është detyruar të kërkojë falje pasi u akuza për racizëm. Supermodelja publikoi një foto në Instagram me këmbën në dritaren e avionit, por poshtë dukeshin avionët që kishin flamujt e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Saudite.

Menjëherë ylli i pasarelave u sulmua nga fansat të cilët e akuzuan se po 'shkelmonte' dy vendet.

Disa menduan se Bella po fyente vendet duke 'shkelur' aeroplanët.

Ajo u përball me një hashtg në rrjetet sociale ku shkruhej #BellaHadidIsRacist (Bella Hadid është raciste).

Babai i saj është palestinez dhe modelja reagoi duke bërë të qartë se nuk kishte për qëllim të fyente vendet dhe se postimi i saj nuk kishte të bënte me politikën.

"Kurrë nuk u vura re aeroplanët në sfond dhe kjo është e vërteta. Unë kurrë nuk kisha për qëllim që të mos i respektoja këto linja ajrore. Lërini të qeta këto vende të mrekullueshme,"-shkroi Bella. "Jo vetëm që kam respekt nga thellësia e zemrës por gjithmonë jam munduar të mbështes atë që është e drejtë, veçanërisht për Lindjen e Mesme."


  



EMISIONET