Belgjikë, burg për 10 anëtarë të familjes shqiptare për tregti kokaine e kanabisi

Belgjikë, burg për 10 anëtarë të familjes shqiptare

Një familje me origjinë shqiptare është dënuar nga 10 muaj deri në 5 vite burg, pasi janë shpallur fajtorë për shpërndarjen e kokainës në Sint-Niklaas dhe në rrethina në shtetin belg. Gjykata e Dendermonde, ka dënuar në total 10 persona, të gjithë nga e njëjta familje.

Dy persona u liruan gjatë hetimeve, ndërsa nuk u arrit të provohej tregtia ndërkombëtare e drogës.

Hetimet nisën në fut të janarit të këtij viti, ndërsa më pas u arrestuan tre vëllezër. Në bazë të përgjimeve telefonike, u zbulua aktiviteti i tyre, ndërsa gjatë kontrolleve në banesa në Sint-Niklaas u gjet sasi e madhe kokaine dhe kanabisi në kuti brenda një garazhi. Katër makina dhe 32 mijë euro para të gatshme u konfiskuan gjithashtu.

Të dy udhëheqësit e familjes Gëzim L. dhe Martin L. morën dënimin më të ashpër nga gjykata. Ata do të duhet të kalojnë nga 5 vite në qeli dhe një gjobë prej 8 mijë eurosh secili. Vëllai i tretë, Erlind L, u dënua me 4 vjet burg dhe një gjobë prej 8 mijë eurosh.

Anëtarë të tjerë të familjes u dënuan me burg nga 10 muaj deri në dy vjet.

Të gjithë ata duhet të paguajnë një gjobë prej 8,000 euro, përveç të pandehurit të fundit, i cili u gjobit 1,600 euro. Motrat, të cilat ishin nën presion për të bashkëpunuar, u liruan nga gjykata.

Përveç dënimeve me burg dhe gjobave, 784,000 euro të ardhura u konfiskuan nga gjykata.

EMISIONET