Bejdo Malo-Laert Vasilit: Me dhimbsesh, edhe një me ilaçe nuk thotë ato që thua
Gazetari Bejdo Malo i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, u përplas me regjisorin Laert Vasili.
Pjesë nga debati:
Vasili: Duhet me doemos që studentët të shkëputen nga ndikimet partiake, nga ata që kërkojnë realisht ndryshimin e kushteve dhe jo ndryshimin e pushteteve.
Ata student duhet të jenë të mbrojtur nga çdo lloj akti vandalist. Më kujton '97-n ku të gjithë ishin kundër të gjithëve.
Malo: Lëre të flasin, po ky është shumë i helmatisur dhe thotë gjëra bajate. Më dhimbsesh. Edhe një njeri me ilaçe nuk flet dot kështu.
Vasili: Nënës time do t'i them që kam një njeri që i dhimbsem.