Bejdo Malo: Ahmetaj solli 20 financiarë nga Gjirokastra me idenë se s'ka në Tiranë

Gazetari, Bejdo Malo, i ftuar në "360 Gradë" i ftuar në Ora News deklaroi se Rama bëri mirë që e shkarkoi Ministrin e Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj.

Sipas tij, ai nuk e kishte haberin nga çështjet ekonomike.

Malo: Zotin Ahmetaj bëri shumë mirë që e hoqi. Më mirë të kishim një Ministër Financash që na vidhte sesa një Ministër që nuk kuptonte asgjë dhe nuk dinte të lexonte asnjë shkresë. Është e vërtetuar dhe e dokumentuar që ai nuk kuptonte asnjë shkresë, sidomos shumat e mëdha, tek ndarja e buxhetit. Për 5 vjet në parlament nuk diskutoi njëherë për buxhetin.Zgjedhja e tij si Ministër Ekonomie dhe pastaj dyfishimi i kompetencave apo dhënia e gjithë parave të shtetit një njeriu, i cili nuk kishte lidhje me to.. Rama ka shpëtuar nga Arben Ahmetaj. Në një debat në Belsh ai tha çfarë keni me mua, unë jam thjesht një noter.

Bejdo Malo tha se Ahmetaj do të mbahet mend edhe për një tjetër fenomen të çuditshëm.

Malo: Edhe letrat i linte pa firmosur. Ai prodhoi një fenomen shumë të shëmtuar. Janë  mbi 20 financierë drejtorë të rëndësishëm që i solli nga Gjirokastra me idënë që në Tiranë nuk ka financierë.Po të vesh në çdo drejtori taksash dhe tatimet janë gjirokastritë. Ai mendoi se ky do të ishte një pushtet i përjetshëm i tij.



EMISIONET