Bëhuni gati për 'Super hënën e borës'

Ju do të keni mundësinë të shijoni një pamje mahnitëse këtë javë, pasi 'super snow moon' e rrallë do shfaqet në qiell gjatë natës.

Superhëna do të dalë më 19 shkurt dhe do jetë hëna më e madhe dhe më ndritur për vitin 2019.

Kjo është e dyta nga tre super hënat që do ndriçojnë qiellin këtë vit, duke ndjekur Super Blood Wolf Moon që ndodhi më 21 janar dhe i paraprin asaj që do vijë më 21 mars.

Shfaqja spektakolare e hënës njihet si ‘hëna e borës’ sepse do dalë gjatë një periudhë që do bjerë shumë borë.


EMISIONET