Behu piloti i vetes. Kjo është taksia vetëfluturuese e së ardhmes
Një makinë e e aftë të fluturojë është zbuluar nga kompania Kitty Hawk, e themeluesit të Google Larry Page. Krijuesit shpresojnë se kjo ide inovatore do të sjellë një epokë të re të "fluturimeve ajrore" .
Automjeti, i quajtur 'Cora', është një taksi elektrike ajrore e projektuar dhe ndërtuar nga Kitty Hawk, një kompani me bazë në Kaliforni. Pas tetë viteve në zhvillim, kompania lëshoi një video dhe një deklaratë, duke e zbuluar makinën këtë javë.
Sipas deklaratës, Cora "ngrihet si një helikopter dhe fluturon si një avion", që do të thotë se nuk kërkon një pistë dhe madje mund të shkëputet nga çatitë. “Taksia” ka një program vetë-fluturues, kështu që nuk nevojitet pilot.
Kitty Haëk po punon për një aplikacion i cili do të funksionojë pak a shumë si Uber. Drejtori i Kitty Hawk, Sebastian Thrun më parë drejtoi zhvillimin e makinës X nga google, e cila ishte e aftë të drejtohej nga një software.
Sipas Kitty Hawk, Cora bën 100 km me një karikim, mund të udhëtojë deri në 180 km / h dhe ka një lartësi operative midis 150 dhe 910 metra.
Që nga tetori 2017, automjeti është zhvilluar në Zelandën e Re dhe kompania aktualisht është duke kërkuar miratimin për të vazhduar projektin më tej.