"Befason" ylli i Barcelonës, nuk më interesojnë rrjetet sociale

"Befason" ylli i Barcelonës, nuk më interesojnë rrjetet

Dita ditës bota po ndikohet nga rrjetet sociale, dhe këtij ndikimi nuk i kanë shpëtuar as sportistët të cilët shfrytëzojnë rrjetet sociale për të hedhur foto nga më të ndryshmet, për të dhënë informacione rreth të ardhmes së tyre dhe për të treguar pjesë të vogla nga jeta e tyre e përditshme.

Por nesë në këtë botë nuk ka mbetur asnjë pa pasur një profil në rrjetet social, egziston 1 që nuk ka asnjë adresë personale në Twitter, Facebook, Instagram apo dhe Whatsapp.

Ai e shijon shoqërinë e miqve, duke lënë celularin pa zile në xhepin e tij pasi nuk ka nevojë për askënd përveç atyre që janë përballë tij, dhe më vonë ai mund të bisedojë me ata që janë larg.

Po flasim për Sergio Busquets, që në një deklaratë për "El Larguero" ka deklaruar se po të ishte për të, do ta zhdukte Twitter-it, pasi sipas tij është një vend ku njerëzit përhapin lajme të gabuara dhe mund të thonë çfarë të duan,

Mungesa në mediat sociale e bën të ngjashëm me një nga miqtë e tij më të mirë në botën e futbollit, Xavi Hernandez.

EMISIONET