Mesfushori i Arsenalit Mohamed Elneny beson ende tek titulli kampion.

Pavarësisht distancës prej 24 pikësh, 25 vjeçari është optimist se skuadra e "topçijve" mund të sfidojë atë të Pep Guardiolës në garën për titull.

Asgjë nuk është e pamundur në Premierligën angleze. Ne ende kemi mundësi të garojmë për titull. Duhet të luftojmë deri në fund, shumë befasi mund të ndodhin në çfarëdo momenti të caktuar”,-ka thënë Elneny për BeINSports.

Egjiptiani është kthyer në një element të rëndësishëm për skemat e Arsene Wenger, me këtë të fundit që e ka aktivizuar mesfushorin në 14 takime.

/Ora News.tv/