Befason Wenger: Largimi im fut në garë për titull Arsenalin

Befason Wenger: Largimi im fut në garë për titull Arsenalin

Arsene Wenger ka deklaruar se pas largimit të tij, Arsenali do t’i kthehet sërish garës për titull në Premier Ligë.

 “Është bërë punë e madhe. Klubi ka kaluar në periudhën më të vështirë në dhjetë vitet e shkuara, duke ndërtuar stadiumin. Kam parë se pas 2016-s klubi është në situatë më të mirë për të rivalizuar sërish. Ajo që nuk mund të parashikoja ishte se nëse klubi do të arrinte nivel tjetër financiar. Por mendoj se Arsenali do të kthehet sërish dhe do të garojë për titull”,-ka thënë ai për “SkySports”.

68-vjeçari ka njoftuar se do të largohet nga Londra në fund të sezonit, pas 22 vjetësh te klubi anglez. Ndeshja e fundit e Wengerit tek Arsenali është më 13 maj ndaj Huddersfieldit.

EMISIONET