Prezervativët janë masat mbrojtëse më të sigurta për çiftet që të parandalojë shtatzëninë dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Askujt nuk do t’ia merrte mendja se teknologjia do surprizonte me risinë e rradhës duke krijuar prezervativë elektronikë.

‘i.Con Smart condom’ lidhet drejtpërdrejt me një aplikacion në celularin tuaj dhe zbulon të gjitha sëmundjet apo infeksionet që ka përdoruesi.

Është vetëm një rreth në formë unaze që ka një çip dhe sensorë për të zbuluar cdo gjë rreth seksit, në të cilin duhet futur një prezervativ normal.

Të gjithë janë befasuar nga kjo teknologji ku pajisja numëron kaloritë e djegura rreth marrëdhënies seksuale, pozicionet e përdorura, temperaturën e lëkurës si dhe kohëzgjatjen e seancës seksuale.

Prezervativi elektronik është në një masë që lejon përdorimin e çdo lloj prezervativi dhe kushton vetëm 81 dollarë. Shitja e këtij produkti do fillojë në Britani që në janar të vitit 2018.

/Ora News.tv/