"Befason" PSG, i ofron kontratë të re legjendës Buffon

"Befason" PSG, i ofron kontratë të re legjendës Buffon

Gianluigi Buffon nuk njeh moshë. Portieri italian është preferuar të jetë titullar në ndeshjen e kthimit kundër Manchester United.

Por jo vetëm kaq. Duke parë ecurinë e 41 vjeçarit në stërvitje, drejtuesit e PSG-së janë të gatshëm të bëjnë të "pavdekshëm", duke i ofruar atij një kontratë të re dyvjeçare.

Sipas "Sky Sport Italia", PSG ka qenë aq i impresionuar me shfaqjet e tij sa janë gati të zgjasin kontratën me të.

Një kontratë që do e bënte Buffon teorikisht të luajë derisa të jetë 43 vjeç.

EMISIONET