As hunda, as të pasmet! Bebe Rexha zbulon operacionin e parë plastik që do donte të bënte

As hunda, as të pasmet! Bebe Rexha zbulon operacionin e parë plastik

Bebe Rexha mohoi spekulimet se ka bërë ndërhyrje kirurgjikale, por tregoi se cfarë ndryshimi do donte të bënte tek vetja.

Ndonëse frika e saj më e madhe është të shohë bisturinë, kur vjen puna tek gjoksi, këngëtarja shqiptarja mund të guxojë.

Në intervistën për "Health", ajo tha: "Nëse do bëja ndonjë operacion, do e thoja. Dua shumë të bëj gjoksin. Do të bëj cdo gjë që më bën të ndihem mirë dhe seksi".

Bebe njihet për sinqeritetin e saj dhe shpesh herë është komentuar për ndërhyrje në të pasme. Këngëtarja me famë botërore ka sqaruar njëherë e mirë se i ka natyrale dhe komentet i duken qesharake.

EMISIONET