Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha vijon me sukseset e saj në muzikë. Këtë herë ka marrë një tjetër cmim, por në Kanada.

Në eventin “I heart radio”, ajo ka marrë cmimin “Bashkëpunimi më i mirë” për duetin me Florida Georgia Line.

28-vjecarja ka falenderuar gjithë fansat për përkrahjen duke theksuar se trofenë do e vendosë në shtëpinë e sapoblerë. Në eventin gjigant të muzikës, ajo përformoi hitet “I am a Mess” dhe “Meant to be”.

/Ora News.tv/