Bebe Rexha "shpërthen" ndaj stilistëve të famshëm, zbuloni arsyen

Bebe Rexha "shpërthen" ndaj stilistëve të famshëm,

Ylli i popit, Bebe Rexha ka reaguar publikisht për disa stilistë që refuzuan ti japin veshje për eventin "Grammys" pasi trupi i saj është i madh dhe nuk kanë masa të tilla.

Do të jetë një natë magjike për këngëtaren shqiptare, prandaj ajo dëshironte që ta kuronte veten në detaje. Por, e papritura i ka ndodhur, prandaj ka zgjedhur të reagojë në rrjete sociale.

Bebe u shpreh e nevrikosur se stilistët nuk i jepnin veshje pasi i përket një mase të madhe dhe shtëpitë e modës nuk punojnë me vajza të tilla. 27-vjeçarja nuk e duroi këtë gjë dhe i ofendoi publikisht me një video në Instagram, duke i shtuar shkrimin:

"Më falni, unë duhet ta nxirrja gjithë këtë mllef. Nëse nuk ju pëlqen stili apo muzika ime, është tjetër gjë. Por nuk mund të thoni që nuk vishni dot dikë se nuk ka masat e modeleve të pasarelave. Fuqizoni femrat që të duan trupin e tyre dhe të mos ndihen të pasigurta me veten. Megjithatë, unë do shkoj në Grammy. #Duajenitrupintuaj".

Bebe ka marrë dy nominime Grammy si artistja më e mirë dhe performanca më e mirë për projektin muzikor "Meant to Be".

EMISIONET