BE nënshkruan marrëveshjen më të madhe të tregtisë së lirë me Japoninë

BE nënshkruan marrëveshjen më të madhe të tregtisë

Bashkimi Evropian dhe Japonia kanë nënshkruar një nga marrëveshjet më të mëdha të tregtisë së lirë në botë të martën.

Kjo marrëveshje do të krijojë një zonë të tregtisë së hapur që mbulon gati një të tretën e GDP-së botërore dhe 600 milionë njerëz.

Një nga eksportet më të mëdha të BE-së në Japoni është nënproduktet e qumështit, ndërsa makinat janë një nga eksportet më të mëdha të Japonisë.

Zyrtarët më të lartë të BE ishin në Japoni për ceremoninë e nënshkrimit, duke përfshirë Presidentin e Këshillit të BE, Donald Tusk dhe kreun e Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker.

Jean-Claude Juncker tha se në marrëveshje janë nënvizuar zgjidhjet më të favorshme të ofruara nga tregtia e lirë.

"Ndikimi i marrëveshjes së sotme shkon përtej kufijve tonë. Së bashku ne jemi duke bërë, me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, një deklaratë për të ardhmen e tregtisë së lirë dhe të ndershme,"-tha Juncker, duke shtuar: "Ne po tregojmë se jemi më të fortë dhe më mirë kur punojmë së bashku. Dhe ne po udhëheqim me shembull, duke treguar se tregtia është më shumë se tarifa dhe barriera. Ka të bëjë me vlerat, parimet dhe gjetjen e zgjidhjeve të favorshme për të gjithë ata që janë të interesuar."

Ky veprim është në kontrast të thellë me qëndrimin e marrë nga administrata Trump në SHBA, e cila ka prezantuar tarifa të larta të importit.

SHBA ishte në bisedime me Japoninë dhe vendet e tjera aziatike 18 muaj më parë për një marrëveshje të gjerë të tregtisë së lirë, marrëveshjen tregtare Trans-Pacific, por Donald Trump u tërhoq nga kjo marrëveshje pasi u bë president.

Që atëherë, politika e tij "America First" ka parë tarifat të rritura për një sërë artikujsh, duke përfshirë çelikun, të cilin Japonia dhe BE-ja e eksportojnë në SHBA.

Firmat në BE, zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë, aktualisht eksportojnë më shumë se 100 miliardë dollarë mallra dhe shërbime për Japoninë, ekonominë e tretë më të madhe në botë çdo vit.

Duke folur në Kinë të hënën, Tusk tha: "Është detyrë e përbashkët e Evropës dhe Kinës, por edhe e Amerikës dhe Rusisë, që të mos shkatërrojnë rendin e tregtisë globale, por ta përmirësojnë atë, të mos fillojë luftërat tregtare që u kthyen në konflikte aq të shpeshta në historinë tonë."

Ministri japonez për revitalizim ekonomik, Toshimitsu Motegi, tha të martën: "Në një kohë kur masat proteksioniste po fitojnë terren globalisht, nënshkrimi i marrëveshjes Japoni-BE do t'i tregojë përsëri botës vullnetin tonë të palëkundur politik për të nxitur tregtinë e lirë."

EMISIONET