Disa gazetarë të BBC-së kanë zhvilluar një grevë 24 orëshe, për shkak të mosmarrëveshjeve ndaj shkurtimeve të detyrueshme. Unioni Kombëtar i Gazetarëve bëri të ditur se kishte bërë thirrje për grevën, pasi dështoi të arrinte një marrëveshje me drejtuesit. Mosmarrëveshja ka qenë në lidhje me ripozicionimin e 30 anëtarëve të stafit, që ishin përballur me shkurtimet e detyrueshme. Programi më i ndjekur, “Today”, në BBC Radio 4 është hequr nga programacioni, duke u zëvendësuar nga disa ritransmetime dhe përmbledhje të shkurtra lajmesh gjatë kohës së tij të transmetimit. Në televizion, “BBC Breakfast” u transmetua nga Londra nga një prezantuese e vetme, në vend të organizatorëve të rregullt të tij, Salford. Programi i zakonshëm u zëvendësua nga një buletin 30 minutësh lajmesh, i ndjekur nga programet ditore, ku përfshiheshin “Cash in the Attic” dhe “Escape to the Country”. Në transmetimin direkt të Radio 5, programi i mesnatës, “Up All Night”, dhe “Morning Reports” u hoqën gjithashtu, ndërsa programet informative të Radio 4, “The World At One”, “The World Tonight”, dhe “PM” u ndikuan të gjitha nga greva. Zyra e shtypit të BBC-së shfaqi një faqe interneti me përditësime të përsëritshme të programeve të prekura dhe me ndryshimet nga plani normal. Koorporata do të shkurtojë rreth 2000 vende punë gjatë këtij 5-vjeçari, si pjesë e “shpërndarjes së programit të cilësisë së parë”.

/Ora News.tv/