Vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë, do i duhen rreth 6 dekada që të arrijë nivelin e të ardhurave që kanë vendet e Bashkimit Europian.Ky është vlerësimi i një studimi të Bankës Botërore sipas të cilit tashmë është nevojshme që vendet e Ballkanit të bashkëpunojnë për të rritur  nivelin ekonomik. Banka Botërore do të investojë 150 milionë dollarë për të përmirësuar pikat e kalimit kufitar në Ballkanin Perëndimor.

Vendet e  Ballkanit Perëndimor përfshirë edhe Shqipërinë  do të duan edhe gjashtë dekada të tjera që niveli i të ardhurave të kapë nivelin e BE-së.Një studim i Bankës Botërore tregon se kjo situatë mund të ndryshojë vetëm nëse do të ketë një rritje ekonomike më të lartë për rajonin i cili duhet të kalojë 5%. Kristalina Georgieva, Drejtore e Përgjithshme Ekzekutive e Bankës Botërore tha se një rritje më e lartë ekonomike do të kërkonte integrim rajonal më të gjerë dhe përmirësim të klimës së biznesit për të nxitur investime në sektorin privat dhe rritjen e punësimit.

Kristalina Georgieva: “Është e rëndësishme që liderët e Ballkanit Perëndimor të punojnë së bashku për të përshpejtuar bashkëpunimin ekonomik mes tyre në transport, tregti dhe korridoret ndërlidhëse me synim rritjen e biznesit,” tha “Ne jemi të angazhuar për mbështetjen e secilit vend në arritjen e objektivave të tyre – sikurse edhe lidhjen më gjerë të rajonit me tregun e BE-së dhe atë global.”

Për të ndihmuar në përmirësimin ekonomik të vendeve të Balkanit Perëndimor Banka Botërore do të investojë 150 milionë dollarë për infrastrukturën dhe tregëtinë.

Projekti për lehtësimin e tregtisë dhe transportit synon përmirësimin e pikave të kalimit kufitar, efikasitetit të shërbimeve të logjistikës dhe futjen e teknologjisë inteligjente në transportin e mallrave dhe pasagjerëve duke përshpejtuar proceset në pikat doganore.

Kristalina Georgieva: “Qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të përfitojnë nga një kosto më e ulët e transportit dhe zgjerimi i tregtisë si rezultat i projektit prej 150 milion $ të Lehtësimit të tregtisë dhe transportit”.

Mbështetja e Bankës Botërore për Ballkanin u bë e ditur gjatë një konference të nivelit të lartë  ku merrnin pjese kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, presidenti i Kosovës Hashim, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev , kryeministrja e Serbisë si dhe presidenti i Malit të Zi.

Për këtë vit, Banka Botërore parashikon një rritje ekonomike rajonale prej 2.6% dhe 3.6% për 2019.

Banka Botërore po investon aktualisht për përmirësimin e korridoreve të transportit në gtë jithë rajonin e Ballkanit.

Ajo po punon për të mbyllur disa boshllëqe në Korridorin 8 në Maqedoni dhe Korridorin 10 në Serbi.

/Ora News.tv/