Bajerni i Mynihut ka arritur të hakmerret me Chelsea-n, duke e mposhtur në finalen e Superkupës së Evropës pas një ndeshje dramatike e cila përfundoi me penallti. Sfida filloi shumë mirë për blutë. Pas një aksioni të nisur nga Oscar, ishte Andre Schurrle që i dhuroi një asist për te Fernando Torres, i cili me një goditje të bukur arriti të realizonte për 1-0 (8'). Bayerni sulmoi vazhdimisht gjatë pjesës së parë, kur Ribery rrezikoi disa here, por bavarezët dështuan të shënonin, teksa në pjesën e pare rezultati mbeti i pandryshuar. Në pjesën e dytë u zhvillua lojë fantastike. Me të filluar pjesa e dytë (47') ishte Franck Ribery që pas një aksioni individual me një goditje të fuqishme nga distanca i tregoi Peter Cechit se pse është lojtari më i mirë në botë. Edhe Bayerni me anë të Riberys dhe Robbenit u shfaq rrezikshëm në zonë me mbrojtjen e Chelseat që u tregua mjaft e fortë. Chelsea në minutën e 85-të mbeti me një lojtar më pak, kur Ramires u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Në minutën e fundit ishte David Luiz ai që për pak sa nuk realizoi për fitoren e Chelsea-t kur goditjen e tij me kokë e ndali Manuel Neuer në formë të shkëlqyer. Pas fituesi nuk u përcaktua në kohën e rregullt deshën 30 minuta shtesë. Sfida u bë spektakolare. Edhe pse në disavantazh, Chelsea shënoi sërish kur Eden Hazard kaloi Philipp Lahm dhe Boatengun për të realizuar me golin e dytë për blutë. Bayerni vetëm sulmoi në pjesën e parë të shtesës. Cech e shpëtoi disa herë portën, por vlen të përmendet edhe Franck Ribery që lëshon disa herë sinjale në portën e Nojer. Shaqiri i futur gjatë shtesës ishte pranë golit, por fati nuk ishte me të, kur nga shumë pranë e dërgoi topin jashtë portës. Dhe, kur të gjithë menduan se nuk ka më kohë dhe kur Mourinho çmendej duke kërkuar përkrahjen e tifozëve, pas një rrëmuje në zonë në sekondën e fundit të shtes ishte Javi Martinez në sekondat e fudnit që realizoi golin e barazimit duke çmendur tifozët bavarez, dhe duke shokuar Jose Mourinhon. Fituesi u desh të përcaktohej në penallti, që u kthye në një dramë të vërtet. Të gjithë lojtarët realizuan, duke përfshirë edhe Xherdan Shaqirin. Penalltinë vendimtare për Chelsean e humbi Romelu Lukaku, 20 vjeçari i cili nuk arriti të përballojë psikologjikisht penalltinë, të cilit goditjen ia ndali Manuel Neuer. Guardiola bëhet trajneri i parë në histori, i cili i fiton tri Superkupa të Evropës. Ky është edhe triumfi i radhës i spanjollit ndaj Mourinhos.

/Ora News.tv/