James Rodriguez është zgjedhur si lojtari më i mirë i Bayern Munchen.

Kolumbiani i huazuar në "Allians Arena" nga Reali i Madridit duket se ka fituar zemrat e bavarezëve dhe duke u zgjedhur si lojtari më i mirë i muajit janar tek skuadra e Jupp Heynkess.

26 vjeçari u votua nga 47 % e atyre që votuan, duke lënë pas Thomas Muller me 12 %.

Bayern Munchen ka opsionin për ta blerë kartonin e mesfushorit ofensiv dhe sipas të gjitha gjasave një gjë e tillë do të ndodh së shpejti.

/Ora News.tv/