Vit i ri, zakon i vjetër.

Bayerni i Munihut e ka nisur me fitore vitin 2018-të, duke mundur me rezultat të thellë 3 me 1 Bayern Leverkusen.

Në "BayArena" ishte Javi Martinez që shfrytëzoi një goditje këndi për të mposhtur Brend Leno dhe të kalonte në avantazh të besuarit e Jupp Heynckes që iu drejtuan dhomave të zhveshjeve me rezultatin 1 me 0.

Në fraksionin e dytë sulmuesi francez Ribery dyfishoi rezultatin ndërsa goli i talentit Volland në minutën e 70-të ngushtoi rezultatin në 2 me 1.

Në minutat e fundit Rodriguez e dërgoi në 2 gola diferenca avantazhin, dhe duke i siguruar 3 pikët e radhës Bayernit të Munihut.

Me këtë fitore Bayern e dërgon në 14 pikë diferencën me Shalken e vendit të dytë, ndërsa "aspirinat" mbajnë vendin e 4-t me 28 pikë.




/Ora News.tv/